Ku mund të kërkoj ndihmë dhe kush mund të më ndihmoj?



Për ndihmë kemi posaqërisht kanalin e ashtuquajtur: #ndihme

Ky kanal i është kushtuar posaqërisht ndihmës ndaj vizitorëve dhe aty mund të kontaktoni operatorët të cilët mund t'ju udhëzojnë për zgjidhjen e problemit tuaj. Pas hyrjës në këtë kanal ju lutemi të shkruani pyetjen tuaj dhe të pritni derisa njëri prej opertorëve ju kthen përgjigjen. Ju lusim për mirëkuptim sepse operatorët janë me orë të tëra në akcion dhe ndodh që nuk mund të përgjigjen menjëherë. Poashtu është mundësia që operatori/ët nuk gjendet fare pranë PC dhe nuk ju kthen përgjigje. Ky është shkaku përse në çdo rast të shkruani pyetjen tuaj në kanal derisa ndonjëri prej ndihmësëve gjen kohën për t'ju ndihmuar.

Nëse në ndonjë rast nuk mund të ju ndihmoj askush atëherë keni mundësinë që të na kontaktoni mes E-Mail në adresën info@albaservers.eu. Është e rëndësishme që secilen herë të shpjegoni problemin tuaj sa më kjartë dhe sa më shumë informata. Vetëm kështu mund të garantohet kualiteti i ndihmës që ju ofron operatori në përgjithësi.