Si regjistrohet Nick-name për mbrojtjen kundër keqpërdorimeve?

Këtu gjeni një shembull për regjistrimin e një nickname (pseudonimi) në OdaChat.

Të keni parasysh që ky është vetëm një shembull dhe nick-un OdaChat nuk mund ta përdorni! OdaChat, AlbaServers.eu / .de / .net dhe info@albaservers.eu duhet të zëvendësohen me të dhënat tuaja Nickname, Password dhe E-Mail!!!

Pra të themi se po dëshirojme të regjistrojmë nick-un OdaChat me Password-in: AlbaServers
Atëhere veproni kështu:

Së pari hyni në Chat me nick-un OdaChat dhe pastaj:
/msg nickserv register AlbaServers info@albaservers.eu

Syntax-i i përgjithshëm është:
/msg nickserv register <password> <email>

Tash nuk ju duhet tjetër përveq që secilen herë që hyni në OdaChat të identifikoni nick-un tuaj brenda 1 minuti, përndryshe ju ndërrohet nick-u automatikisht dhe bëhet "Vizitorixxxx"

Identifikimi bëhet:
/msg nickserv identify <password>

Për shembullin e lartpërmendur do të jepnim:
/msg nickserv identify AlbaServers

Vëni re:

Menjëherë pas regjistrimit të nick-ut aktivizohet mbrojtja e cila nuk lejon askënd të keqpërdorë nick-un nëse nuk identifikohet brenda 1 minuti.
Poashtu ju duhet të jepni E-Mail adresen korrekte sepse në rast se harroni "Password" ju dërgohet në atë Adresë dhe kurrsesi në ndonjë tjetër.
Nëse ju nuk përdorni nick-un 30 ditë dmth. nuk identifikoheni për atë nick brenda një muaji atëherë nick-ut i kalon afati dhe nuk është më i regjistruar.
Password-i duhet të shkruhet gjithmonë ashtu siq e keni dhënë në fillim kur keni bërë regjistrimin. Shkronjat e mëdha dhe të vogla vlejnë poashtu.
Password-i (Fjalëkalimi) duhet ti ketë së paku 5 shenja/shkronja!

Kurrë mos të harrohet shenja "/" në fillim të komandës sepse nëse e shkruani pa "/" (slash) nuk kuptohet sikur komand dhe të gjithë e shohin se cka keni shkruajtur, natyrisht edhe password-in e zgjedhur nga ju.


© 2007 Albanian Info Servers www.albaservers.net